FOTO/ Lenjani ‘shpërthen’ keq: Nuk vij kurrë sa të jetë Panucci te Kombëtarja!

FOTO/ Lenjani ‘shpërthen’ keq: Nuk vij kurrë sa të jetë Panucci te Kombëtarja!

19:34, 18/03/2019

Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani ka shpërthyer ditën e sotme për vendimet e trajnerit Christian Panucci.

Anësori i majtë që aktivizohet tek Sioni në Zvicër, u la pa ftesë për ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorës, ndërkohë që siç shkruan vetë lojtari, është thirrur nga trajneri pas lëndimit të 3 lojtarëve të tjerë ditën e parë të grumbullimit.

Në reagimin e tij, Lenjani shprehet se, me lot në sy, ka vendosur të mos e pranojë ftesën, madje nënvizon se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares sa të jetë Panucci në krye të kuqezinjve.

Reagimi i plotë i Lenjanit:

"Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar", shkruan ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco