James flet për mundësinë e rikthimit te Reali: Zidane nuk do ...

James flet për mundësinë e rikthimit te Reali: Zidane nuk do ...

18:16, 18/03/2019

James Rodriguez nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në “Santiago Bernabeu”, por insistoi se kthimi i Zinedine Zidane s’do ta ndryshojë të ardhmen e kolumbianit.

Pasi realizoi tripletën në fitoren 6-0 të Bayern Munich ndaj Mainz, kolumbiani la të hapur mundësinë e rikthimit në “Santiago Bernabeu”.

 “Ne do të shohim se çfarë mund të ndodhë”, tha fillimisht ai.

Ai u pyet për Zinedine Zidane, nëse kthimi i francezit në Madridi do të ndikojë në planet e 27-vjeçarit.

“Mes meje dhe Zidane nuk ka ndodhur asgjë”, u përgjigj James.

“Personalisht mendoj se kjo nuk do të ndikojë fare në të ardhmen time”, tha shkurtimisht James.

Bayerni mund ta blejë lojtarin për 42 milionë euro në fund të sezonit, por ende nuk dihet nëse klubi gjerman do të shfrytëzojë këtë të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco