Kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e parë, Panucci bën 3 ndryshime urgjente në listë

Kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e parë, Panucci bën 3 ndryshime urgjente në listë

15:49, 18/03/2019

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi sot pasdite seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy takimet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2020.

Grupi në dispozicion të trajnerit Christian Panucci nuk ishte i plotë. Taulant Xhaka, Kristal Abazaj dhe Naser Aliji do të bashkohen me skuadrën në mbrëmjen e së hënës, pasi u aktivizuan të dielën me skuadrat e tyre dhe e kishin të pamundur të mbërrinin dot më herët.

Konfirmohet mungesa e portierit Thomas Strakosha në këtë grumbullim.

Gardiani i Lazios duhet të bashkohej me skuadrën të dielën, por humbi avionin për shkak të trafikut në Romë dhe Panucci e ka ndëshkuar duke e lënë jashtë këtyre dy ndeshjeve ku titullar në portë pritet të jetë Etrit Berisha, ndërsa Strakosha është zëvendësuar nga portieri i përfaqësues Shpresa, Gentjan Selmani.

Pas analizave të kryera që kanë përcaktuar shkallën e dëmtimit janë larguar përfundimisht nga grumbullimi Andi Lila dhe Egzon Binaku, të cilët nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy takime, ndërkohë që Bekim Balaj do të qëndrojë në grumbullim dhe do të provojë të riaftësohet për sfidat ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Për të mbuluar largimet e Lilës dhe Binakut, trajneri Panucci ka thirrur me urgjencë tre lojtarë të tjerë, mesfushorët Keidi Bare dhe Ylber Ramadani dhe mbrojtësin Kastriot Dermaku, futbollistë që kanë pjesë e Shqipërisë edhe në Ligën e Kombeve, megjithatë Panucci nuk ka grumbulluar sërish Ermir Lenjanin i cili po kalon një formë të shkëlqyer dhe do të ishte zëvendësuesi ideal i Binakut në krahun e majtë të mbrojtjes duke patur parasysh që në këtë rol Panucci ka në dispozicion vetëm Naser Aljin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco