Ylli i Cityt, firma e dytë e Zidane te Real Madrid

Ylli i Cityt, firma e dytë e Zidane te Real Madrid

08:47, 16/03/2019

Real Madrid është aktivizuar në tregun e transferimeve, duke kërkuar lojtarë cilësor për merkaton e verës.

Mesfushori anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterling, mund të jetë një nga nënshkrimet e mëdha të Real Madridit në vitin 2019.

‘Mirror’ shkruan se Real Madrid dëshiron transferimin e yllit të Manchester Cityt.

Sterling është një nga yjet e klasit botëror që ‘Los Blancos’ po planifikojnë t’i transferojnë gjatë verës, së bashku me Neymar, Eden Hazard dhe Christian Eriksen.

Reprezentuesi anglez admirohet shumë nga Zinedine Zidane, që kishte kërkuar transferimin e tij edhe në vitin 2014, kur ishte ndihmës i Carlo Ancelottit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco