Surprizë e madhe në Kupën e Shqipërisë, Luftëtari përmbys Partizanin në çerekfinale

Surprizë e madhe në Kupën e Shqipërisë, Luftëtari përmbys Partizanin në çerekfinale

16:17, 12/03/2019

Rezultat surprizë në “Elbasan Arena”. Luftëtari ka mposhtur me rezultatin 1-2 Partizanin në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra e Gegës kaloi e para në avantazh me anë të Bruno Telushit, i cili mposhti portierin Bakaj me një predhë nga jashtë zone.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e të kuqve, ndërkohë që në të dytën gjirokastritët arritën të përmbysnin gjithçka.

Fili në minutën e 54-t vendosi baraspeshën pas një skeme të bukur, ndërkohë që mbrojtësi Rustem Hoxha i dhuroi fitoren bluzinjve në minutat e fundit të lojës.

Me këtë triumf, Luftëtari ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës gjysmëfinale, gjithsesi gjithçka do të vendoset në sfidën e kthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco