Ish-presidenti e zbulon: Kjo është arsyeja përse Reali nuk nënshkroi me Mourinhon

Ish-presidenti e zbulon: Kjo është arsyeja përse Reali nuk nënshkroi me Mourinhon

13:35, 12/03/2019

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka zbuluar se Jose Mourinho nuk është dashur nga lojtarët madrilenë.

Sipas tij, kjo ka detyruar presidentin Florentino Perez të bënte të mundur kthimin në “Bernabeu” të Zinedine Zidanes.

“Mendoj se është zgjedhja e duhur. Alternativa tjetër ishte Mourinho, por në ditët e fundit, liderët e dhomës së zhveshjes kërkuan që të mos kthehej portugezi. Mourinho la shumë probleme kur u largua nga Real. Ishte trajner kontrovers, kishte shumë probleme dhe tifozët ishin të ndarë. Ai është trajner i mirë, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë, ai ka shumë trofe, por ai e ka një problem e liderët e ekipit”, u shpreh ai.

Francezi u kthye në Madrid vetëm dhjetë muaj pasi ishte larguar, pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco