Ranieri nuk i merr meritat për fitoren në debutim: Duhet kohë për të parë Romën time

Ranieri nuk i merr meritat për fitoren në debutim: Duhet kohë për të parë Romën time

23:14, 11/03/2019

Megjithëse vuajti shumë në fund të takimit, Roma e Claudio Ranierit ka dalë nga ndeshja me Empolit me tre pikë më shumë.

Pas ndeshjes, këto ishin fjalët e trajnerit të rikthyer në stolin e kryeqytetasve: “Ishte një ndeshje e vështirë, pa shumë lojtarë në dispozicion dhe pa liderë. Uroj skuadrën, pasi edhe me 10 lojtarë nuk i dhamë kundërshtarit një mundësi për të shënuar. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të shmangim vuajtjet si kjo e sotmja. Duhet të përmirësohemi në prapavijë dhe unë do të bëjë çmos për ta ndihmuar skuadrën. Duhet kohë për të parë Romën time, pasi kam kryer vetëm një ditë stërvitje me grupin”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco