Vdes e bija e Xhorxh Foreman. Legjenda e boksit shkruan mesazhin prekës

Vdes e bija e Xhorxh Foreman. Legjenda e boksit shkruan mesazhin prekës

17:11, 11/03/2019

Në shtëpinë e legjendës së boksit, Xhorxh Foreman, ka ndodhur një tragjedi, pasi ish-boksieri 70-vjeçar ka humbur vajzën e tij 42-vjeçare.

Trupi i pajetë e vajzës së Foreman është gjetur në Hjuston të shtunën e kaluar, nga një anëtar i familjes, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Policia ka thënë se nuk kishte dëshmitarë  dhe se është duke punuar për të gjetur shkaqet e vdekjes dhe pret rezultatin e autopsisë.

“E diela e parë pa Fredën time, e cila tashmë është me krijuesin e saj”, ka shkruar ish-kampioni i peshave të rënda në “Twitter”.

Foreman ka 10 fëmijë ndër të cilët 5 djem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco