Takaj sulmon Ramën: Po bën fushatë elektorale, jep afate për premtimet

Takaj sulmon Ramën: Po bën fushatë elektorale, jep afate për premtimet

15:12, 11/03/2019

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka sulmuar kryeministrin Edi Rama gjatë tryezës së përbashkët ku u diskutua siguria në stadiumet shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, numri një i klubit korçar nuk i besonte premtimeve të kryeministrit i cili propozoi ndryshimet në kodin ligjor për çdo tifoz që futet në fushë do të dënohet me 3 vite burg.

Takaj gjithashtu deklaroi se futbolli shqiptar është në krizë të madhe financiare dhe se çështjet e diskutuara duhet të merren me seriozitet.

“A mund të na japë një datë kryeministri për të gjitha këto që u folën. Do të jetë shumë e rëndësishme, që mos e kalojmë thjesht në një bisede kafeje. Është shume serioze për sportin shqiptar. Edhe ajo pjesa që folët për domatet është shumë e vërtetë që futbolli shqiptar është në një krizë shumë të madhe financiare.

Nuk do të ishin këta aktorët e futbollit në rast se këtu do të kishte përfitime të mëdha. Në këtë tavolinë do të shikojë fytyra të tjera. Prandaj unë do të doja një datë të arsyeshme. Se flasim të gjithë bukur dhe më pas e kalojmë. Ky 100 ditëshi është shumë elektoral”, u shpreh Takaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco