Hysaj në stol, Napoli frenohet nga Sasuolo

Hysaj në stol, Napoli frenohet nga Sasuolo

19:58, 10/03/2019

Sasuolo dhe Napoli kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e javës së 27-të në kampionatin italian.

Të dyja skuadrat shënuan nga një gol dhe ndeshja përfundoi në një barazim 1-1, që i lë shijë shumë të hidhur Napolit.

Berardi ishte ai që në minutën e 53-të kaloi Sasuolon në avantazh.

Napoli futi në lojë Milik dhe Junes dhe gjeti golin në minutën e 86-të me Insinjen, i cili shënoi brenda zonës me një gjuajtje mjeshtërore.

Hysaj nuk është aktivizuar asnjë minutë për të qenë i freskët për ndeshjen kundër Salcburgut.

Napoli ka shuar çdo shpresë për kampionatin dhe tashmë e gjithë vëmendja është te Liga e Europës.

Diferenca nga vendi i parë, tashmë është 18 pikë, ndërsa nga vendi i tretë skuadra e Ançelotit është gjashtë pikë para.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco