Keidi Bare: Dua t’i ngjaj Iniestës dhe Modricit

Keidi Bare: Dua t’i ngjaj Iniestës dhe Modricit

18:41, 28/02/2019

Keidi Bare padyshim që është një ndër lojtarët që kanë tërhequr më shumë vëmendjen te Malaga këtë pjesë të dytë të sezonit në Kategorinë e Dytë të Spanjës.

Media spanjolle, “El Desmaeque”, i ka marrë një intervistë mesfushorit shqiptar që prej kohësh luan në Spanjë.

“Emri im nuk është shqiptar. Këtë emër ma vendosi mamaja me gjyshen, pasi e panë në televizion. Përpiqem t’i ngjaj shumë mesfushorëve, si Modricit apo Iniestës, kur ishte te Barcelona. Por idhulli im është Fernando Torres, me të cilin nuk kam shumë lidhje për mënyrën e lojës. Kur isha i vogël, kisha një adresë Facebook, ku vendosa emrin e tij dhe jo timin. Më pas unë ndaja dhomat e zhveshjes më të. Kjo është jeta, të dhuron shumë surpriza”, ka thënë Bare.

Për pasaportën greke Bare ka thënë: “Me pasaportën shqiptare, nuk mund të luaja për dy vite. Familja ime jetonte në Greqi dhe mora kombësinë greke, sepse ishte më e lehtë të luaje në Europë me këtë pasaportë. Të gjithë futbollistëve u pëlqen të luajnë për Kombëtaren, është diçka shumë e bukur”.

Për kohën e tij të lirë dhe jetën private, Bare është shprehur: “Në shtëpi shoh edhe filma, por profesioni nuk të lë shumë raste, pasi shoh më shumë futboll. Jetoj me familjen e cila e do futbollin dhe më ndihmon shumë të shkojë përpara. Është e rëndësishme për mua kjo gjë, pasi kur isha 11 vjeç, largësia ishte shumë e vështirë për mua. Kemi një vit që jetojmë bashkë dhe kur kthehem në shtëpi dhe e gjej plot ndjehem shumë mirë. Miqtë e mi njohën Malagan prej meje, kanë ardhur të më takojnë. Ata e njohin Spanjën edhe prej mikut tim Rei Manaj, me të cilin kemi një raport të veçantë. Me atë flasim çdo ditë për ngjitjen në La Liga”, përfundon Bare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco