Baste 400 mijë euro, nën hetim ekipi i ish-lojtarit të Kombëtares, fitore me stilin  ‘2/1’

Baste 400 mijë euro, nën hetim ekipi i ish-lojtarit të Kombëtares, fitore me stilin ‘2/1’

22:28, 23/02/2019
ë Itali ka nisur dje një hetim i gjerë për dyshime të forta se një ndeshje e Kategorisë së Dytë në Greqi është manipuluar javën që shkoi. Bëhet fjalë për takimin Apollon Larisa-Aiginiakos 3-2 të luajtur të dielën.
Ka pasur dyshime të forta se takimi ka qenë i “kopsitur” dhe se njerëzit e përfshirë në të kanë përfituar afro 400 mijë euro. Ose më saktë: kanë qenë shumë pranë përfitimit të këtyre parave, por kompanitë e basteve në Itali kanë njoftuar autoritetet për shuma të çuditshme dhe për rezultat gati të pabesueshëm. Pasi kësaj është vënë në lëvizje edhe Interpoli, i cili ka nisur një hetim të gjerë.

Trajneri i skuadrës së Apollon Larisës, që e fitoi ndeshjen e së dielës me rezultatin 3-2, është ish-mesfushori i shquar i Kombëtares shqiptare, Arian Bellai. Ky i fundit ka drejtuar për një periudhë edhe kombëtaren e moshave U-19, por më pas u shkarkua në mënyrë enigmatike nga Duka. Nuk ka asnjë të dhënë nëse gjatë hetimit do të merret në pyetje apo jo trajneri shqiptar i skuadrës helene.

Dyshimet e mëdha janë për fitoren sipas versionit “2/1” nga Apollon Larisa. Sipas asaj që raporton “Corrierer- omagna.it”, ka pasur një fluks anormal të basteve dhe në fund vetëm prej parave të luajtura për këtë ndeshje disa bastvënës kanë fituar rreth 400 mijë euro. Janë vendosur rreth 200 skedina për atë ndeshje në pikat e basteve ku përfshihet zona e Riminit deri në Riçone.
Duke parë që fitimet shkonin afro 400 mijë euro, i kanë detyruar menaxherët që të bllokojnë pagesat. Autoritetet kanë marrë në këqyrje videot për të parë se cilët janë bastvënësit dhe dyshohet se bëhet fjalë për një grup personash nga Europa Lindore që jetojnë në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco