Simeone frenon Interin: Godin te zikaltërit? Është thjeshtë një….

Simeone frenon Interin: Godin te zikaltërit? Është thjeshtë një….

17:13, 23/02/2019

Deri tani në Itali, kalimin e Diego Godinit tek Interi, e quajnë të kryer , por Diego Simeone nga ana e tij i ka prerë disi shpresat për skuadrën zikaltër dhe për administratorin Bepe Marota.

Në fjalën e tij para mediave trajneri i Atletikos pikësëpari ka kërkuar falje për gjestin e tij në ndeshjen me Juventusin dhe më vonë ka folur për këtë çështje.

“Fjalët e Marotës për Godin? Nuk mund të them asgjë, është një mendim ose thjeshtë një fjalë e Marrotës. Nëse Godin dhe Atletiko do të thonë, diçka të jeni të sigurtë që do ta bëjnë”, ishin fjalët e trajnerit argjentinas.

Kështu mbetet të shohim se cilat do të jenë të rejat mbi uruguajanin dhe kalimin e tij tek Interi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco