'Dua që të kthehet, por nuk varemi nga ai', Spalleti flet për Icardin

'Dua që të kthehet, por nuk varemi nga ai', Spalleti flet për Icardin

15:11, 23/02/2019

Mauro Icardi, të cilit i është marrë ditë më parë shiriti i kapitenit, nuk është në skuadër as për ndeshjen me Fiorentinën.

Trajneri i Interit, Luacino Spalletti, ka folur për InterTV në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë të dielën në mbrëmje.

Dëshira e teknikut 59-vjeçar është që Icardi të kthehet sa më parë në skuadër.

“Icardi? Shpresoj që të kthehet sa më shpejt, por ne nuk varemi nga një lojtar. Po kalojmë një moment të mirë forme”, u shpreh Spalletti.

Ai pret ndeshje të vështirë kundër Fiorentës “të organizuar”.

“Fiorentina është në formë. Luan në mënyrë të organizuar, lojtarët e dinë kur duhet të presin dhe kur duhet të kundërsulmojnë”, tha ai.

“Nuk është një moment i mirë për t'u përballur me ata. Megjithatë, ne shkojmë në Firence pa frikë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco