Milan-Liverpool/ Do përsëritet finalja dramatike e Stambollit e vitit 2005

Milan-Liverpool/ Do përsëritet finalja dramatike e Stambollit e vitit 2005

12:38, 22/02/2019

Shumëkush mund ta mbajë mend mirë finalen e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Liverpoolit në vitin 2005, e luajtur në Stamboll dhe që përfundonte me fitoren e anglezëve në fund, duke bërë një nga përmbysjet më të famshme në histori.

Koha “do të kthehet pas”, pasi në datën 23 mars kjo finale do të riluhet në “Anfield Road”.

Në fushë do të zbresin legjendat e të dyja skuadrave, që kanë qenë pjesë e dy skuadrave në atë finale të famshme, që mbyllej me rezultatin 3-3 dhe ku Liverpooli merrte trofeun pas goditjes së penalltive.

E veçanta e kësaj ndeshjeje, lidhet me përmbysjen spektakolare të Liverpoolit, që e shihte veten në disavantazhin 3-0, por ia dilte të barazonte.

Të gjitha të ardhurat nga ky takim, do të shkojnë për fondacionin që kujdeset për fëmijët në nevojë.

Stadiumi pritet që të jetë i tejmbushur, pasi në fushë do të zbresin legjenda si Gerard, Owen, Sise, Dudek, Karager, Garsia e nga ana tjetër do të jenë lojtarë si Kaka, Maldini, Gattuso e Dida.

Spektakli, ashtu si para 14 vitesh pritet të jetë prezent edhe në muajin mars.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco