U ‘tërbua’ nga tifozët e Atletikos, Cristiano Ronaldo tregon pse e bëri atë shenjë

U ‘tërbua’ nga tifozët e Atletikos, Cristiano Ronaldo tregon pse e bëri atë shenjë

12:17, 21/02/2019

Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje të zezë në Madrid, sepse Atletico e dërrmoi Juventusin dhe rezultati 2-0 është mjaft i vështirë për t’u përmbysur.

Vetë portugezi nuk mundi të bënte shumë, mes mbrojtësve të hekurt të Atletico-s, ndërsa gjatë ndeshjes u nervozua jo vetëm për faktin se nuk po i ecte loja, por edhe për ngacmimet nga tifozët e Atletico-s, rivalët e egër të Realit, ku CR7 luante dhe fitonte trofe pa fund deri vjet.

Batutat dhe ofendimet nga tribunat nuk kishin të ndalur, derisa Ronaldo u kthye nga tifozët dhe telekamerat e kapën duke bërë shenjën 5 me gishta.

Pesë, si Champions që ai ka fituar me Realin, 5 si "Topat e Artë" që ai ka fituar.

Pas ndeshjes Ronaldo nuk u ndal fare të fliste për gazetarët, ndërsa dukshëm nervoz tha në ecje e sipër: "Gjesti me dorë? Do të thotë që unë kam fituar 5 Champions, ndërsa ju zero. Do ta shohim kush do kualifikohet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco