Shpërthen Wanda Nara: Mjaft me këto idiotllëqe

Shpërthen Wanda Nara: Mjaft me këto idiotllëqe

11:35, 21/02/2019

Mauro Icardi është tashmë një çështje shumë serioze tek Interi. Sulmuesit i është hequr shiriti i kapitenit për t’i kaluar Handanoviçit.

Mirëpo nuk mbaron këtu. Ditën e djeshme ai iu nënshtrua disa testeve mjekësore për të vërtetuar nëse ishte i dëmtuar apo jo, të paktën ashtu siç pretendonte.

Icardi doli blof, pasi testet nuk konfirmuan atë që deklaronte argjentinasi.

Klubi zikaltër tashmë ka përgatitur një program të veçantë stërvitor për ta rikthyer në formë sulmuesin.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, sulmuesi do të jetë në terapi deri të hënën dhe më pas do të vlerësohet situata.

Sipas të gjitha gjasave ai do të mungojë edhe ndaj Fiorentinës të dielën.

Ajo që i del në mbrojtje është bashkëshortja-menaxhere, Wanda Nara.

“Mjaft me këto idiotllëqe. Mauro ka luajtur gjithnjë, edhe kur nuk ka qenë në formë fizike. Ju kujtoj se në ndeshjen kundër Lazios të gjithë mjekët i thanë mos rreziko, por ai zbriti në fushë për ta kualifikuar Interin në Ligën e Kampionëve”, shkruan ajo në “Instagram”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco