Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Osmani: Fitorja me Kukësin na motivoi, Partizani favorit për titullin kampion

Osmani: Fitorja me Kukësin na motivoi, Partizani favorit për titullin kampion

16:25, 20/02/2019

Teuta ka zbuluar “ilaçin” për fitoren spektakolare ndaj Kukësit duke marrë 3 pikë në një ndeshje që mungonte nga data 16 dhjetor.

Kapiteni Tefik Osmani e pranon se një tjetër hap i gabuar do ta kishte ndërlikuar situatën dhe suksesi ka rikthyer motivimin tek “djemtë e detit”.

“Javët e para të fazës së dytë kemi arritur vetëm barazime dhe ishte krijuar një klimë e vështirë. Fitorja me Kukësin ishte shumë e rëndësishme, pasi na dha besim për forcat tona, ndaj do të ngjitemi edhe më lart”, deklaroi Osmani në një reagim për ‘Supersportin’.

Të shtunën durrsakët do të zbresin në një stadium atë të Gjirokastrës, ku fazën e parë u larguan me “kocka të thyera” dhe do ta bëjnë pa kapitenin e tyre, ndjenja e keqardhjes për mungesën e tij në këtë sfidë është e pranishme tek mbrojtësi 33-vjeçar, por megjithatë Osmani ka besim absolut tek shokët e skuadrës.

“Kur kampionatin hyn në një fazë të rëndësishme, çdo lojtar mezi i pret ndeshjet. Megjithatë ne kemi një grup të plotë dhe mungesat zëvendësohen mjaft mirë nga lojtarët që vijnë nga stoli. Nga ndeshja në ndeshje ndryshojnë vetëm taktikat e trajnerit, pasi fitoret vlejnë gjithmonë 3 pikë”, tha kapiteni i durrsakëve.

 “Objektivi ynë është Europa League, por nëse sigurojmë këtë synim dhe jemi pranë titullit kampion, nuk kemi frikë t’ia bëjmë hyzmetin për ta fituar edhe atë. Por unë mendoj se favorit për titullin është Partizani”, përfundoi Tefik Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco