Pas barazimit, Klopp: Ja ku gabuam në ndeshjen ndaj Bajernit

Pas barazimit, Klopp: Ja ku gabuam në ndeshjen ndaj Bajernit

23:45, 19/02/2019

Jurgen Klopp mendon se barazimi pa gola nuk është i keq, por shton se lojtarët e tij kanë bërë shumë gabime në repartin e sulmit.

“Sot ia bëmë vetes punën e vështirë me pasimet e fundit. Kemi gabuar 10-12 herë gjatë ndeshjes duke shpërdoruar situata premtuese. Mund të luajmë më mirë dhe duhet të luajmë.

“Në pjesën e parë kishim mundësitë më të pastra. Nuk mbaj mend asnjë rast nga të dy krahët në pjesën e dytë.

“Për sa i përket rezultatit, është OK. Nuk është një rezultat ëndrrash, por është i mirë. Nuk pësuam gol megjithëse mungonte Van Dijk, shumë pak njerëz e prisnin këtë gjë. Në mbrojtje ishim shumë mirë.

“Nëse Bayern do të kishte luajtur me vetëbesim të plotë mund të kishim pasur më shumë hapësira.

“Gjithsesi mundësitë i kishim dhe duhet të kishim shënuar. Ishte një ndeshje e tensionuar”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” do të luhet më 13 mars dhe do të jetë vendimtare për skuadrën që do të kualifikohet në çerekfinale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco