Presidenti i Romës i kërkon sqarime UEFA-s për Faur Play Financiar

Presidenti i Romës i kërkon sqarime UEFA-s për Faur Play Financiar

21:51, 15/02/2019

Presidenti i Romës, James Pallotta, i ka drejtuar një letër UEFA-s, të cilës i ka kërkuar sqarime për çështjen e Fair Play-t Financiar, një paketë rregullash që aplikohet nga organizmi drejtues i futbollit europian prej disa vitesh.

Në letrën e tij, bosi i Romës evidenton faktin se prej vitesh skuadra verdhekuqe vetëm shet yjet e saj, për të respektuar parametrat e vendosura nga UEFA, por të njëjtën gjë nuk po e bëjnë klube të tjera në Europë.

Pallotta i referohet edhe çështjes së Milanit, që u gjet me shkelje të Fair Play-t Financiar, por ia hodhi paq me vetëm një gjobë prej 12 milionë eurosh, teksa thekson në letër se do të kishte qenë më mirë për Romën, që të kishte mbajtur të gjithë yjet në skuadër dhe në fund të paguante gjobën e UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco