Vjen deklarata shokuese: ‘Icardi po transferohet te rivalët e Interit në Serie A’

Vjen deklarata shokuese: ‘Icardi po transferohet te rivalët e Interit në Serie A’

13:36, 15/02/2019

Icardi ka bërë gati valixhet dhe largimi i tij pritet të kryhet gjatë merkatos së verës.

Problemet e vazhdueshme me deklaratat e gruas së tij Wanda Nara, mos rinovimi i kontratës dhe heqja e shiritit të kapitenit së fundi, janë disa nga arsyet e forta për të besuar se Icardi do t'i japë lamtumirë "San Siros".

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga “Calciomercato” pretendohet se Icardi ka arritur marrëveshjen befasuese me Juventusin, shkruan SYRI.net.

 “Unë mendoj se Interi e di që Icardi tashmë ka një marrëveshje me Juventusin” , është deklarata “bombë” që vjen nga gazetari italian Valer De Maggio.

 “Interi është një klub i madh dhe Marotta është drejtor i fortë. Heqja e shiritit të kapitenit është një vendim i madh dhe insistoj që për mua, Icardi ka arritur tashmë një marrëveshje me Juventusin”, vijoi ai.

Kujtojmë që prej kohësh Icardi është përfolur për një transferim drejt Reral Madridit, ndërsa emri i Juventusit vjen si surprizë për lojtarin argjentinas.

/ Oldi Mele / SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco