Gattuso në delir: Mund të kishim shënuar më shumë gola

Gattuso në delir: Mund të kishim shënuar më shumë gola

10:52, 11/02/2019

Gennaro Gattuso ka folur pas fitores së madhe 3-0 ndaj Cagliarit.

Tekniku i të kuqve është shprehur i lumtur duke theksuar se skuadra e tij mund të kishte shënuar më shumë gola.

“Luajtëm mirë dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Nuk më pëlqeu mentaliteti i mesfushorëve në pjesën e parë, teksa nuk po kontrollonin aq sa duhet ndeshjen,” shprehet trajneri për Sky Sport Italia.

“Tani është çështje urie, të punojmë të gjithë së bashku. Për shumë vite Milan ka qenë jashtë luftës për Championsit, por duhet të thyejmë fatin e keq dhe të luftojmë për të qenë në një pozicion të favorshëm në pranverë”, vijoi ai.

“Pres më shumë nga Calhanoglu, sepse ka një teknikë mbresëlënëse, por pastaj duhet parë edhe se sa shumë vrapon. Më pëlqen mënyra se si e luan rolin”, përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco