FOTO/ Vëllai i Strakoshës: Te Lazio i kanë borxh Thomasit

FOTO/ Vëllai i Strakoshës: Te Lazio i kanë borxh Thomasit

18:28, 01/02/2019

Thomas Strakosha bëri një paraqitje fantastike ditën e djeshme, në çerekfinalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, ku me dy penallti të pritura ndaj Lautaro Martinezit dhe Raxha Naingolanit, kaloi Lazion në fazën tjetër.

Ndërkohë, në një postim në Instagram, është i vëllai i Thomasit, Dimitri Strakosha, i cili kritikon hapur të gjithë tifozët që kishin folur për të.

Ky është Thomas Strakosha. Kjo fitore ishte e jotja vëlla. Bëji të gjithë ato tifozë fallco që kanë folur budallallëqe për ty, ta mbyllin, sepse tifozët e vërtetë e dinë kush je ti dhe çfarë potenciali ke. Punë e mirë e skuadrës tënde, por ata duhet të të qerasin me një darkë sepse sonte ta kanë borxh. (P.s. Më ftoni edhe mua gjithashtu, do vij.)”, shkruan i vëllai i Thomasit, Dimitri.

Image 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco