McGregor ka një mesazh për trajnerin e Man Unitedit

McGregor ka një mesazh për trajnerin e Man Unitedit

13:58, 26/01/2019

Ylli i UFC-së, Conor McGregor, ka bërë të ditur se është tifoz i trajnerit të Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter. Irlandezi e ka komentuar një fotografi të tij kur kishte qenë i vogël, i veshur me fanellën e Solskjaerit.

Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor të vitit të kaluar për shkak të rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta të skuadrës së tij deri atëherë, transmeton Gazeta Express.

Në vend të tij, vetëm 24 orë më vonë, u emërua ish-sulmuesi legjendar i klubit, Solskjaer, i cili do të jetë trajnerit i skuadrës angleze deri në fund të këtij sezoni, kur do të kthehet te klubi të cilin e drejtonte më herët, Molde nga Norvegjia.

“Ole Gunnar Solskjaer është një burrë i veçantë! Super zëvendësimi i Man Unitedit. Si lojtar dhe si trajner. E çmendur! Ti mund ta ndiesh pasionin që ai ka për klubin dhe për historinë e klubit. Fliste me plot krenari për aftësinë e mrekullueshme të Man Unitedit në kundërsulme, në të tashmen dhe në të kaluarën. Uau!”, ka shkruar McGregor.

“Dukem plotësisht si djali im në këtë foto. Faleminderit që e shpërndave. Kjo është një fotografi nga dita e sportit në shkollën time, ku unë shihem me fanellën e famshme të hirtë me Manchester Unitedit. E bleva atë fanellë me paratë e xhepit që i kisha në moshën tetëvjeçare. Do të doja ta dija se ku është tani”.

“Dukem plotësisht si djali im në këtë foto. Faleminderit që e shpërndave. Kjo është një fotografi nga dita e sportit në shkollën time, ku unë shihem me fanellën e famshme të hirtë me Manchester Unitedit. E bleva atë fanellë me paratë e xhepit që i kisha në moshën tetëvjeçare. Do të doja ta dija se ku është tani”. Përderisa me Mourinhon dukej se sezoni kishte marrë fund për Manchester Unitedit, tani djelmoshat e Solskjaer kanë marrë më shumë vetëbesim për shkak se që nga emërimi i trajnerit të ri, ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara, gjithsej tetë.

Megjithatë, trajneri norvegjez e ka bërë të qartë se ai është në këtë pozitë vetëm deri në fund të këtij sezoni, pasi që drejtuesit e Manchester Unitedit janë në kërkim të një trajneri me më përvojë.

Por, Solskjaer arrin ta dëshmojë veten në klub, duke arritur një vend në top katërshen e Premierligës së Anglisë, triumfin në FA Cup ose arritjen e suksesit në Ligën e Kampionëve.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco