Sokol Cikalleshit i hiqet goli që shënoi kundër Besiktasit

Sokol Cikalleshit i hiqet goli që shënoi kundër Besiktasit

11:29, 25/01/2019

Sokol Cikalleshi duket se i mungon fati. Këtë janar sulmuesi nga Kavaja u transferua te Akhisaspor, duke firmosur njëkohësisht edhe një kontratë afatgjate.

Fillimi ishte perfekt, sepse 28-vjeçari shënoi kundër Besiktasit, megjithëse skuadra e tij u mund në shtëpi.

I futur në pjesën e dytë ai realizoi menjëherë, madje 2 herë, por njëri prej tyre u anulua.

Megjithatë, nuk mbaron këtu. Federata Turke e Futbollit e ka dënuar Akhisarsporn me humbjen 3-0 në tavolinë, për shkak se në protokollin e ndeshjes rezultonin 13 të huaj, ndërkohë që në ligën turke lejohen vetëm 12 të tillë.

Si pasojë edhe goli i shënuar nga Cikalleshi është zeruar dhe ai duhet të presë edhe pak për të shënuar golin e parë zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco