Tronditëse/ Sala s’duhej të udhëtonte, ky tip avioni është rrëzuar 160 herë

Tronditëse/ Sala s’duhej të udhëtonte, ky tip avioni është rrëzuar 160 herë

09:10, 24/01/2019

Sulmuesi i Cardiff Cityt, Emiliano Sala, ishte duke udhëtuar nga Franca në Angli me një model të aeroplanit privat, i cili është rrëzuar në plot 160 raste të tjera.

Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me aeroplanin në të cilin gjendej argjentinasi, pasi ata janë ende të zhdukur.

Eksperti i fluturimeve dhe ish-piloti, Alastair Rosenschien, ka thënë se Sala nuk duhej të kishte udhëtuar me atë aeroplan, pasi “Piper Malibu” ka një rekord të tmerrshëm të aksidenteve.

Ky lloj i aeroplanit është rrëzuar plot 160 herë, 55 herë rastet përfunduan me fatalitet.

“Është me të vërtet e rrezikshme të udhëtosh me një aeroplan të tillë që e ka vetëm një motor, veçanërisht natën dhe gjatë dimrit. Kur unë i bëra disa kërkime, ky lloj është rrëzuar plot 160 herë, 55 prej tyre ishin fatale”, ka thënë Rosenschien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco