Konfirmohet: Tjetër transfertë e bujshme, lojtari i njohur udhëton drejt Barçës

Konfirmohet: Tjetër transfertë e bujshme, lojtari i njohur udhëton drejt Barçës

18:18, 23/01/2019

Pas takimeve të dy palëve në Holandë, Barcelona pothuajse ka bërë zyrtare transferimin e super talentit, Frenkie De Jong.

Gazetari VTBL, Simon Zijlemans, ka raportuar nga vendi ku mesfushori holandez u nis për të udhëtuar drejt aeroportit të Barcelonës, shkruan SYRI.net.

Gazetari e ka pyetur De Jongun nëse po transferohej te Barcelona, ndërsa ai tha “Mesa duket PO” (qesh).

Katalonasit do të përballen sonte me Sevillën në Kupën e Mbretit, ndërsa sipas gazetarit, ditën e nesërme në mëngjes lojtari do të kryejë testet mjekësore me klubin katalanas.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco