Bajerni nuk pret, kërkon që Pavard të transferohet në merkaton e janarit

Bajerni nuk pret, kërkon që Pavard të transferohet në merkaton e janarit

21:04, 22/01/2019

Bayerni po përpiqet të transferojë Benjamin Pavard gjatë merkatos së janarit.

Bayern Munich ka siguruar shërbimet e Benjamin Pavard, duke paguar 35 milionë euro te Stuttgartit.

Kampioni i botës me Francën do t’i bashkohet ‘bavarezëve’ në fund të sezonit, por kampionët e Gjermanisë kanë një dëshirë.

Siç raporton “L’Equipe”, drejtuesit bavarez kanë kërkuar Stuttgarit të marrin në janar Pavard, duke i ofruar 5 milionë euro shtesë.

Kërkesa është refuzuar fillimisht, ndërsa të dielën kalendari i ka vënë dy ekipet përballë njëra-tjetrës.

Bayerni do të presë Stuttgartin në shtëpi, ndërsa 22-vjeçari është rikuperuar nga dëmtimi që e ka mbajtur 6 javë larg fushave.

Palët do të diskutojnë përsëri ndërmjet tyre, ndërsa mendohet se marrëveshja për ardhjen e parakohshme të mbrojtësit do të jetë pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco