FOTO/ Mos u çuditni! Qeni i Lewis Hamilton fiton 700 euro në ditë

FOTO/ Mos u çuditni! Qeni i Lewis Hamilton fiton 700 euro në ditë

08:51, 22/01/2019

Është i racës bulldog dhe quhet Roscoe. Bëhet fjalë për qenin e kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton, që është shndërruar në një yll të spektaklit të kafshëve.

Në fakt Roscoe është pjesë e një agjencie marketingu për kafshët duke u bërë shpesh protagonist në fushatat publicitare nga të cilat rezulton se fiton 700 euro në ditë.

Vetë Lewis Hamilton ka konfirmuar këtë përfitim financiar të “mikut” të tij nga sesionet e reklamave, ndërkohë që nuk rresht së publikuari imazhet e tij në rrjetin social Instagram.

Por Hamilton ka edhe një tjetër qen si “mikun” e tij, që quhet Coco.

Image

Britaniku ka arritur deri aty sa ka hapur një profil në Instagram për Roscoen dhe Cocon, madje u ka dhënë edhe mbiemrin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco