Aliji gjen qetësinë në Rumani, do titullin me Dinamon e Bukureshtit

Aliji gjen qetësinë në Rumani, do titullin me Dinamon e Bukureshtit

14:36, 21/01/2019

Naser Aliji, mbrojtësi i Kombëtares, pas shumë peripecive dëmtimesh ka arritur të gjejë “ishullin” e qetësisë në Rumani, tek skuadra e Dinamos së Bukureshtit.

Ai në një intervistë për median rumune  “doardinamo.ro”, është rrëfyer mbi zgjedhjen që bëri, për të vazhduar karrierën në Rumani dhe për dëmtimin që e mbajti jashtë fushave të blerta.

Pse zgjodhët Dinamon e Bukureshtit?

Për momentin ishte vendimi më i mirë. Kam folur më parë me Azdren Llullakun dhe më ka thënë gjëra të mira për Dinamon dhe trajnerin e ekipit. Kështu që mendoj se kam bërë një zgjedhje shumë të mirë.

Çfarë dinit për Dinamon para se të mbërrinit këtu?

Unë vura re që ishte një klub me traditë, por nuk e njihja më parë futbollin në Rumani.

Çfarë ndodhi me atë dëmtim që pësuat në verë ? Si ndiheni tani?

U mërzita shumë, por tani jam mirë. Unë nuk po dëmtohem më. Unë kisha një inflamacion tek gjuri kështu që më duhej të kthehesha në Zvicër. Aty me mjekun tim bëra një fazë rikuperimi dhe u ktheva në një formë të mirë.

Në  Zvicër ishit kampion me Baselin. A mendoni se mund të jeni kampion me Dinamo?

Unë shpresoj që të jem kampion dhe me Dinamon. Në futboll çdo gjë është e mundur.

Si ndihet një lojtar kur luan në Ligën e Kampionëve?

Kam luajtur vetëm një ndeshje, ishte një ëndërr e vërtetë. Çdo fëmijë e ëndërron atë, ishte një moment i veçantë për karrierën time.

A e dini se Dinamo nuk ka luajtur kurrë në Ligën e Kampionëve? Është një ëndërr për Dinamon…

E di, por ne mund ta bëjmë këtë. Për të gjithë lojtarët është një ëndërr.

Cila është ëndrra më e madhe në futboll?

Kam ndaluar ëndërruari. Tani dua vetëm ta shijoj futbollin. Kam pasur shumë probleme në dy vitet e fundit dhe kam kuptuar se e tashmja duhet shijuar. Në çdo ditë duhet të japësh maksimumin. Nuk e them këtë vetëm se im atë u nda nga jeta së fundmi. Kam parë të gjitha pjesët e këqija të futbollit gjatë dy viteve të fundit dhe kam kuptuar se të ardhmes nuk i dihet kurrë. Sot je këtu, nesër jo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco