Kristal Abazaj në pozitë të vështirë në Belgjikë

Kristal Abazaj në pozitë të vështirë në Belgjikë

14:08, 21/01/2019

Kristal Abazaj është në një pozitë shumë të vështirë tek Anderlehti.

Ai nuk po gjen dot minuta tek ekipi belg dhe pritet që të huazohet në një skuadër tjetër, që flitet se mund të jetë Lokereni.

Sipas asaj që raportohet nga mediat belge, Abazaj ishte një lojtar i pëlqyer shumë nga trajneri i Lokerenit skuadrës që militon në elitën e futbollit belg.

Por, ai është shkarkuar së fundmi për shkak të mos arritjes së rezultateve të mira.

Kështu Abazaj ka mbetur në një udhëkryq që duket se për momentin nuk ka dalje.

Anderlehti shpenzoi për sulmuesin 22-vjeçar, 750 mijë euro, por që nuk i ka justifikuar aspak.

Nga ana e tij klubi, nuk do që ta shesë lojtarin, por t’i japë më shumë minuta për ta rikthyer si një lojtar që mund të kontribuojë në ekip.

Mbetet të shihet nëse Lokereni do ta ketë ende atë interesim apo Abazaj do të vazhdojë të jetë në stolin e skuadrës aktuale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco