Surprizë/ Chelsea merr vendimin për Hazard

Surprizë/ Chelsea merr vendimin për Hazard

10:56, 19/01/2019

Pasi Chelsea vendosi t’ia mbyllë derën largimit të Eden Hazardit nga Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, drejtuesit e klubit anglez tani janë të vetëdijshëm që belgu dëshiron të largohet përfundimisht.

E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se për këtë arsye, Chelsea dëshiron të përfitojë financiarisht nga shitja e tij dhe nuk do të pranojë asnjë ofertë nën shifrën prej 100 milionë eurosh.

Hazard ka bërë të ditur se ai ka ëndërruar gjatë gjithë jetës së tij që të bëhej futbollist i “Los Blancos”. Kontrata e tij në Stamford Bridge përfundon pas 18 muajve dhe ai e dëshiron transferimin në Madrid, edhe pse nuk dëshiron ta lë keq klubin që i dha atij gjithçka deri më tani.

Dashuria e tij për “Los Blancos” shkon përtej dashurisë së tij për Zinedine Zidane, i cili ishte trajner i Real Madridit deri në fund të sezonit të kaluar. Dashuria e tij është për një klub për të cilin ai e di se luajnë vetëm më të mirët dhe askujt nuk i garantohet një vend në ekipin e parë.

Hazard është më shumë sesa vetëm një lojtar në skuadrën e Chelseat dhe së bashku me Cesar Azpilicuetan, ai është një ndër liderët në zhveshtore dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm në klubin londinez.

Tifozët e adhurojnë atë, hierarkia e klubit është duke pritur shumë nga ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë nevojë për të. Por, të gjithë e dinë se ai ka qenë duke pritur për vite të tëra për një mundësi për të luajtur për Real Madridin.

Mirëpo, belgu nuk dëshiron t’ia prishë planet për këtë sezon Chelseat dhe do të presë deri në fund të sezonit para se t’ia kërkojë klubit anglez transferimin në Real Madrid. Edhe Real Madridi nuk dëshiron të hyjë në luftë me Chelsean, përkundër nevojës urgjente që kanë për një lojtar në fazën e sulmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco