FOTO/ Interi prenoton sulmuesin e klubit të Serie A, por duhet të largojë Icardin

FOTO/ Interi prenoton sulmuesin e klubit të Serie A, por duhet të largojë Icardin

13:57, 18/01/2019

Surpriza e ditës së sotme vjen nga Italia dhe nga kampi interist. “Sport Mediaset” ka publikuar një lajm, në të cilin thuhet se Duvan Zapata, lojtari që luan me Atalantën, është prenotuar nga Interi për në verë.

Kështu Interi është i gatshëm që të japë Icardin, ekipit të parë që i ofron 110 milionë euro, që me shumë mundësi do të jetë Reali i Madridit .

Kështu Interi duhet të paguajë afërsisht 30 milionë euro që kolumbiani Zapata të vishet zikaltër.

Image

Gjëja që e bën operacionin pak të komplikuar është se Atalanta duhet të paguajë te Sampdoria 12 milionë euro, për ta bërë tërësisht lojtar bergamask dhe më vonë ta shesë tek Interi.

Në këtë mënyrë, kur Interi ka Lautaro Martinez dhe prenoton Zapatan, sulmin e ka të siguruar dhe Icardi mund të jetë e shkuara e zikaltërve.

Wanda Nara, menaxherja dhe njëkohësisht gruaja e tij, në shumë postime të saj dhe në deklarata të dhëna ka shprehur dëshirën e largimit të argjentinasit në një kampionat tjetër.

Kështu që të gjitha gjasat tregojnë se ky lajm mund të jetë i vërtetë deri diku.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco