Napoli synon të bëjë goditjen e madhe në merkato, James Rodriguez

Napoli synon të bëjë goditjen e madhe në merkato, James Rodriguez

11:33, 18/01/2019

Në vitet e fundit, futbolli italian ka pësuar një rritje të dukshme dhe kjo vihet re nga afrimet e bëra gjatë merkatos, ku mjafton të përmendet ardhja e Cristiano Ronaldos gjatë verës.

Mesa duket, skuadrat kanë synim që të rriten edhe më shumë, për të rivalizuar denjësisht në Europë.

Megjithëse Juventusi po vë ligjin në Itali, skuadrat e tjera kanë nisur të bëjnë merkato për të rivalizuar me bardhezinjtë.

Së fundmi është Napoli skuadra e cila do të tentojë goditjen e madhe.

“Corriere dello Sport” raporton se napolitanët provojnë të marrin mesfushorin kolumbian, James Rodriguez.

E njëjta gazetë, shton se për shërbimet e mesfushorit që luan me Bayernin, do të duhet një shpenzim i madh, me minimumin 42 milionë euro, shifër kjo të cilën vetë Bajerni do të duhet ta paguajë karshi Realit për të siguruar shërbimet e tij.

Mendohet që klubi bavarez të kërkojë mbi 50 milionë euro për kolumbianin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco