FOTO/ Klopp i bën Liverpoolit stërvitje natën, yjet i binden

FOTO/ Klopp i bën Liverpoolit stërvitje natën, yjet i binden

08:32, 18/01/2019

Liverpooli mund të jetë në krye të Premier League, por ata nuk kanë aspak ndërmend të qëndrojnë të qetë .

Trajneri Jurgen Klopp e di se çfarë sakrificash duhet të bëjë skuadra e tij në kërkim të titullit të parë kampion pas 29 vitesh.

“Reds”-at renditen në krye të klasifikimit të tabelës me 57 pikë, +4 pikë nga vendi i dytë (Manchester City) pas 22 javësh.

Pas humbjes së parë në ndeshjen kundër Cityt më 3 janar, ata u rikthyen te fitorja këtë fundjavë 1-0 kundër Brighton.

Ndeshja e tyre e ardhshme është ajo kundër Crystal Palace dhe trajneri ka vendosur ta rrisë ngarkesën stërvitore të skuadrës së tij, duke kryer seanca të dyfishta stërvitore gjatë një dite.

Pasi e nxori në stërvitje skuadrën mbrëmjen e së martës, gjermani e përsëriti një gjë të tillë edhe një ditë më vonë, pavarësisht temperaturave të ulëta gjatë atyre orëve.

Virgil Van Dijk, James Milner dhe Sadio Mane ishin mes lojtarëve prezentë në qendrën stërvitore “Melwood”.

Nuk mungoi as kapiteni Jordan Henderson dhe sulmuesi më i rëndësishëm i 18 herë kampionëve të Anglisë, Mohamed Salah, i cili u pa të fliste edhe personalisht me trajnerin, i cili i dha disa këshilla.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco