Jose Mourinho zgjedh Interin

Jose Mourinho zgjedh Interin

08:19, 18/01/2019

Historia e Jose Mourinhos me Interin duket se karakterizohet nga një dashuri reciproke, që nuk do të përfundojë kurrë.

Portugezi drejtoi zikaltrit në periudhën 2008-2010, ndërsa në sezonin e dytë dhe të fundit në Milano, fitoi gjithçka, pra tripletën e famshme, me të cilën Interi krenohet edhe sot, ndërsa Mourinho zgjodhi pikërisht skuadrën milaneze, si më të mirën që ka drejtuar.

“Interi ka qenë skuadra më e mirë që kam drejtuar, pasi kemi bërë një sezon fantastik, duke fituar gjithçka. Kemi qenë të pamposhtur dhe kemi eliminuar në Champions, skuadrën më të mirë të botës atëherë, Barcelonën”, tha portugezi.

Por tani Mourinho është pa pankinë, pasi rreth një muaj më herët është shkarkuar nga Manchester United dhe angazhimi i vetëm aktualisht, është ai si komentator në një transmetues sportiv.

Në një intervistë të dhënë për Bein Sport, Jose Mourinho pranoi se pret një tjetër marrëveshje për të drejtuar, sepse e konsideron veten shumë të ri për të lënë trajningun në këtë moshë.

“Kam pranuar këtë sfidë, pra të komentoj, sepse duke qenë se jam pa pankinë, mund të qëndroj sërish pranë futbollit dhe ta njoh më mirë. Por kjo nuk do të thotë që dua të merrem me komentim, pasi e konsideroj veten shumë të ri, për t’u larguar nga trajnimi”, deklaroi Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco