FOTO/ Tifozi i zhgënjyer kërkon dëmshpërblim nga Milani për fanellat e Bonuccit dhe Higuain

FOTO/ Tifozi i zhgënjyer kërkon dëmshpërblim nga Milani për fanellat e Bonuccit dhe Higuain

23:11, 17/01/2019

Aventura e Gonzalo Higuainit të Milani zgjati vetëm 6 muaj. Sulmuesi argjentinas ka arritur akordin me Chelsean dhe pritet që në orët e ardhshme të vijë dhe zyrtarizimi.

Shumë tifozë kuqezinj kanë mbetur të zhgënjyer nga “El Pipita”, por ai që e ka përjetuar më keq largimin e tij ka qenë Daniele Fusco, një tifoz i zjarrtë i Milanit.

Vitin e kaluar ai vendosi të blinte bluzën e Leonardo Bonuccit, ndërsa në fillim të sezonit bleu atë të Higuainit.

Që të dy futbollistët janë larguar nga kuqezinjtë, teksa Daniele kërkon dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.

I riu ka postuar në rrjetet sociale dy foto me bluzat e ish-milanistëve teksa shkruan: “I kërkoj zyrtarisht klubit të Milanit dëmshpërblimin e dëmeve”.

Postimi i tij është bërë viral në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar komentet ironike. Të gjithë janë kuriozë për bluzën tjetër që do blejë Daniele.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco