Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Skandal në Angli/ Tifozët e Chelseat sulmuan seksualisht femrat në tren

Skandal në Angli/ Tifozët e Chelseat sulmuan seksualisht femrat në tren

14:52, 09/01/2019

Policia e Anglisë ka konfirmuar se një grup prej rreth 20 tifozëve të Chelseat janë në kërkim, pasi ata sulmuan seksualisht disa gra në tren, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Tottenhamit.

Chelsea e humbi mbrëmë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup kundër Tottenhamit me rezultatin 1-0.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Harry Kane në minutën e 26-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo ndeshje ka ngjallur shumë debat, pasi përveç ankesave të Chelseat drejt VAR-it (Video Assistant Referee), tre tifozë ishin arrestuar para ndeshjes nga rojet e sigurimit për thirrje raciste.

Pas pas përfundimit të ndeshjes, tifozët nuk u treguan më të qetë, pasi tani Policia e Anglisë ka bërë të ditur se është në kërkim të rreth 20 tifozëve të Chelseat, të cilët besohet se i kanë sulmuar seksualisht disa gra në tren.

Një grup prej 20 tifozëve të futbollit udhëtuan me trenin Great Western Service nga stacioni Paddington në Londër dhe filluan të bëjnë thirrje raciste para disa familjeve dhe fëmijëve. Ata u panë duke i sulmuar seksualisht një numër të grave në tren. Besohet se ata janë tifozë të Chelseat”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga policia.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco