Po mendohet shkëmbimi i bujshëm lojtarësh, Inter – Real Madrid

Po mendohet shkëmbimi i bujshëm lojtarësh, Inter – Real Madrid

20:01, 08/01/2019

Raportohet se Interi ka kthyer interesimin për Luka Modricin , ndërsa në krahun tjetër Real Madridi për Mauro Icardin.

Sipas “Corriere dello Sport” dhe “Gazzetta dello Sport”, kroatit nuk i ka mbaruar shpesa për t’i bashkuar klubit zikaltër pas dështimit të transferimit gjatë verës.

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2018 është në kontratë deri në qershorin e 2022, por ai tashmë ka shprehur pakënaqësitë e tij te Los Blancos. Këtë e tregojnë edhe fjalët e tij pas humbjes nga Real Sociedadi, ku sipas tij faji i formës së dobët është te lojtarët dhe jo trajneri.

Në media është raportuar se Modric tashmë ka refuzuar rrogë vjetore te Reali në vlerë 12 milionë euro pasi preferon atë te klubi nga Giuseppe Meazza, normalisht që do të jetë më e ulët.

Por, sipas Corriere dello Sport, presidenti Florentino Perez nuk do të qëndrojë duarkryq në gjithë këtë situatë.

Ai do të tentojë transferimin e Mauro Icardit, kujtojmë se argjentinasi ka klauzolë që ia mundëson largimit për 110 milionë euro, por ajo është e vlefshme vetëm nga 1-15 korriku.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit të bujshëm, Modric plus disa miliona euro për Icardin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco