Të gjithë e prisnin te Milani, Fabregas ndryshon mendje. Ja destinacioni i ri

Të gjithë e prisnin te Milani, Fabregas ndryshon mendje. Ja destinacioni i ri

08:52, 02/01/2019

Cesc Fabregas do të largohet nga Chelsea për të provuar një tjetër aventurë të rë.

Të gjithë e prisnin Milanin, por 31-vjeçari spanjoll po përflitet se ka arritur një marrëveshje me klubin francez, Monacon.

Thierry Henry është duke tentuar që ta transferoj Fabregasin për 15 milionë euro, ndërsa skuadra londineze e di se nuk mund ta ndal largimin e tij.

Mesfushori spanjoll ka hyr në 6 muajt e fundit të kontratës me skuadrën londineze, prandaj në janar do të ndodhë largimi i tij.

Kujtojmë që Milan prej kohësh e ka dëshiruar lëvizjen e Fabregasit por duket se lojtari pëlqen një tjetër destinacion për të ardhmen e tij.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco