Xhaka fantastik, Arsenal e nis me fitore

Xhaka fantastik, Arsenal e nis me fitore

17:57, 01/01/2019

Arsenal, pas humbjes poshtëruese 5-1 të pësuar në takimin e fundit të 2018-ës të luajtur kundër Liverpool-it, e ka nisur 2019-ën me një fitore në Premier League. 

Skuadra e Unai Emmery ka mundur 4-1 në shtëpi skuadrën e Fulham falë golave të zviceranit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka (25’),  Alexandre Lacazette (55’), Ramsey (79’) dhe Aubameyang (83’), i cili kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit anglez me 14 gola. Për miqtë ka realizuar Kamara.  

Ai i uellsianit ka qenë goli i dhjetë i shënuar nga një zëvendësues i Arsenal-it në këtë sezon të Premier League, më shumë se çdo skuadër tjetër. 

Ndërkohë, për Xhaka-n janë bërë 3 gola në 20 ndeshjet e këtij kampionati, po aq sa kishte shënuar në 2 sezonet e mëparshme të marra bashkë (3 në 70 ndeshje).

Pas kësaj fitoreje, “Topçinjtë” kanë shkuar në 41 pikë, dy më pak se Chelsea i vendit të katërt, që ka një ndeshje më pak. Fulham mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco