Juventus, goditja e radhës në merkato vjen falë mesazheve të Ronaldos

Juventus, goditja e radhës në merkato vjen falë mesazheve të Ronaldos

10:09, 31/12/2018

Cristiano Ronaldo, ylli i Juventus do në Torino mbrojtësin e Real Madridit, Marcelon. Të dy janë në kontakt të vazhdueshëm edhe pas transferimit të portugezit në Torino.

Sipas "El Confidencial", CR7 i ka dërguar vazhdimisht mesazhe Marcelos me synimin për ta bindur të bashkohet me të. Gjithsesi, Juventus nuk e ka kontaktuar akoma Florentino Perez-in.

Në nëntor, klubi bardhezi ka bërë të ditur se do të vihej në  lëvizje për brazilianin vetëm nëse Real Madrid do të pranonte të negocionte një transferim të mundshëm.

Agnelli nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lojtarit. Marcelo, në fakt, ka një kontratë deri në 2022-in dhe ky është një avantazh i madh për madrilenët.

Pavarësisht nga kjo, "Los Blancos" kanë nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues. Sipas "AS", Florentino Perez, është gati të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e majtë të  Betis, Junior Firpo. Nëse e bën këtë, Marcelo do të ishte i lirë të shkonte te “Zonja e Vjetër”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco