Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Trajneri i Bayernit ‘i shpall luftë’ Borusias së Dortmundit

Trajneri i Bayernit ‘i shpall luftë’ Borusias së Dortmundit

23:04, 28/12/2018

Trajneri i skuadrës bavareze ka folur në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

Kroati nuk ka nguruar t’u bëjë edhe një premtim tifozëve të skuadrës më të titulluar në Gjermani.

Bayerni ndodhet momentalisht në vendin e dytë, me gjashtë pikë pas Borusias së Dortmundit që kryeson klasifikimin.

Kovaç premtoi se do të sjellë titullin në Mynih në fund të sezonit duke iu shpallur luftë verdhezinjve.

“Kam një ndjesi të mirë, shikoj që djemtë zhvilluan disa ndeshje shumë të mira. Duhet të rikthehemi në majë, jemi Bayerni. Lojtarët janë gati të luftojnë për gjithçka, kjo është ajo që do të bëjmë ne pas pushimeve. Borusia duhet të përgatitet për një luftë të ashpër ndaj nesh”, tha tekniku i Bayern Munchen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco