Legjionarët në merkato, ja cilët janë kuqezinjtë që do ndryshojnë klub në janar

Legjionarët në merkato, ja cilët janë kuqezinjtë që do ndryshojnë klub në janar

21:06, 25/12/2018

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj është kthyer prej sezonesh në një garanci për prapavijën e Napolit, por ky sezon duket se do të jetë i fundit, që shkodrani zhvillon me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ancelotti.

Përpjekjet për rinovimin mes klubit të Serie A dhe lojtarit kuqezi janë ndërprerë, për shkak të direktivave nga drejtuesit dhe stafi teknik, që nuk e kanë më në plan shqiptarin për të ardhmen.

Chelsea, që e ndjek prej kohësh Hysajn, po kërkon ta blejë që në merkaton e këtij dimri, për shkak se rrezikon një bllokadë nga FIFA, që mund ta penalizojë për një vit.

Për shkak të kësaj, “blutë” e Londrës duan të firmosin me shkodranin dhe ta lënë në huazim deri në qershor. Hysaj vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Edhe Sokol Cikalleshi, me shumë gjasa nuk do ta përfundojë sezonin aktual me fanellën e skuadrës së Goztepe në kampionatin turk të futbollit.

“Bomberi” shqiptar nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit dhe trajnerit Kemal Ozdesh, e për këtë arsye ka përfunduar para kohe në merkaton e dimrit, së bashku me Gufran, lojtarë që do të largohen për t’i bërë vend “meremetimeve” të drejtuesve në janar.

Cikalleshi, që gjendet prej muajsh jashtë orbitës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, tani shkarkohet “de facto” edhe nga klubi që synon kupat europiane.

Ndërkohë, Eros Grezda është vendosur në qendër të kritikave nga ana e tifozëve të Rangers, pas paraqitjeve të dobëta që prej transferimit të bujshëm në muajin shkurt.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po cilësohet një shpenzim pa vlerë i klubit skocez, aq sa po kërkohet shitja e tij në janar, e madje edhe shkëputja e kontratës.

Glasgow Rangers fituan ndeshjen e fundit me Middleton, por Grezda u zëvendësua pas një pjese lojë nga trajneri Gerrard, ndërsa loja e tij u vlerësua si zhgënjyese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco