Gattuso ka 2 provat e fundit, te Milani shfaqet Wenger

Gattuso ka 2 provat e fundit, te Milani shfaqet Wenger

21:12, 24/12/2018

Milan ka konfirmuar se ata ende besojnë me Gennaro Gattuson, edhe pse kjo duhet provuar. Dy ndeshjet e ardhshme kundër Frosinones dhe SPAL-it, do të jenë decizive për të ardhmen e Gattusos.

Në fakt, në mënyrë që Gattuso të mbetet i sigurt, ai duhet ti fitojë gjashtë pikët në dy ndeshjet e ardhshme.

Kjo ka të bëjë me luftën e Milanit për të qenë në katër vendet e para në Serie A, që do t’i dërgonte ata në Ligën e Kampionëve.

Këtë verë, Elliott i ka vënë urdhër Gattusos që synim kryesor i skuadrës është Championsi dhe kjo duhet arritur patjetër.

Skuadra ka vuajtur kohëve të fundit, kurse klubi është duke parë për zëvendësime, pasi Gattuso mund të mos e drejtojë më këtë skuadër.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është kandidati kryesor, ai ka punuar më parë me drejtorin e “Topçinjve” që kaloi te Milani, Ivan Gazidis.

Francezi tashmë i ka thënë “Jo” Monacos dhe Fulhamit, pasi ai dëshiron që të drejtojë vetëm një klub që është më prestigjioz.

Me këtë në plan të parë, ai mund të vendosë dhe t’i thotë “Po” kuqezinjve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco