Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ancelotti nuk pranon të krahasohet Napoli i tij me Juventusin

Ancelotti nuk pranon të krahasohet Napoli i tij me Juventusin

18:17, 24/12/2018

Carlo Ancelotti është pa dyshim një nga trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit.

Trofetë që ka fituar do t’i kishte zili çdokush. Tashmë trajner i Napolit në Serinë A, Ancelotti foli fillimisht për dominimin e Juventusit në kampionatin italian:

“Nëse them se mundohemi të stërvitemi sa më fort për të mundur Juven, automatikisht bëhet një objektiv shumë i largët. Preferoj krahasimin me veten. Dëshiroj një skuadër që do të luftojë deri në fund të kampionatit. Në Serinë A, cilësia e lojës nuk është e shkëlqyer, por është e mirë. Qëllimi është rritja e nivelit, si me klubet, ashtu edhe me kombëtaren”, tha fillimisht tekniku i Napolit.

Gjithashtu, Ancelotti deklaroi se ka qenë shumë afër rikthimit tek Milani për dy herë, por edhe për ndryshimet taktike në krahasim me paraardhësin e tij, Maurizio Sarri, i cili tashmë drejton Chelsean.

“Është e vërtetë që kam qenë pranë rikthimit te Milani për 2 herë. Një herë kur u largova nga Reali, kur më kërkoi Galliani, dhe kur u mbyll përvoja me Bayernin, me Fassonen që donte të drejtoja klubin. Sa i përket ndryshimeve taktike, nuk ka një të vërtetë absolute në futboll. Ka njerëz të cilët kanë fituar me mbajtje topi, apo të tjerë me kundërsulme. Jam munduar t’u jap idenë time të lojës lojtarëve, besoj se po ia dalim mirë”, deklaroi Ancelotti.

Aktualisht, Napoli renditet i dyti në kampionatin italian, me 41 pikë të grumbulluara në 17 takime të luajtura. Sfida e ardhshme për të kaltrit do të jetë ditën e mërkurë kundër Interit, në “San Siro”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco