Interi dështon rregullisht në janar, historia e blerjeve të gabuara

Interi dështon rregullisht në janar, historia e blerjeve të gabuara

17:52, 24/12/2018

“Me të skarcuarit nuk mund të përmirësohesh”. Janë këto fjalët e Luciano Spallettit pas konferencës për shtyp në përfundim të ndeshjes me Chievon.

Historia zikaltër e kohëve të fundit ka treguar në disa raste se trajneri aktual mund të ketë të drejtë.

Blerja e parë dimërore e epokës “Spalletti” ishte Lisandro Lopez.

Qendërmbrojtësi luajti 45 minuta në 6 muaj zikaltër, me trajnerin që preferonte të aktivizonte në qendër Santon vetëm për të mos rrezikuar me portugezin.

Edhe Lukas Podolski nuk pati fat më të mirë. I ardhur si kampion Bote, realizoi vetëm 1 gol në 17 ndeshje me zikaltrit. Forma e dobët dhe kontributi i pakët bënë që të mos ndihej shitja e tij.

Jashtë forme edhe Xherdan Shaqiri në formatin milanez. Ylli aktual i Liverpoolit me Interin shënoi vetëm tre gola, mbase pak, por që shërbyen për të bindur Stoken ta blinte.

52 ndeshje dhe 7 gola për Hernanesin me Interin. I ardhur në janar edhe ai ishte një burim pritshmërish që kurrë nuk u respektuan.

Santon u rikthye tek Interi me kërkesë të Mancinit. Mbrojtësi nuk shkëlqeu kurrë deri në verën e kaluar që kaloi te Roma.

I njëjti fat për dy bomberat, Gabriel Batistuta e Tomaso Roki. Të ardhur respektivisht në janar të 2003-shit dhe të 2015, asnjëri nuk la shenjë me fanellë zikaltër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco