A do largohesh nga Reali siç bëri Ronaldo? Ja përgjigja që jep Modric

A do largohesh nga Reali siç bëri Ronaldo? Ja përgjigja që jep Modric

16:54, 15/12/2018

Luka Modric nuk do t’i ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos për tu larguar nga Real Madrid.

Gjithashtu mesfushori kroat vlerësoi se në krahët e CR7 ka kaluar kohën më të mirë të karrierës së tij si futbollist, shkruan "Goal", raportyon SYRI.net.

“Mendoj se qëndrimi i tij 9-vjeçar në klub tregon më së miri se si ai ka kaluar këtu në këtë skuadër fantastike. Ndër të tjera, ai ka fituar edhe katër “Topa të Artë”. Nuk mund të arrish diçka të tillë nëse nuk je duke e shijuar” ka thënë Modric për “Sportske Novosti”.

“Kam kaluar gjashtë sezone me të, ndoshta më të mirat e karrierës dhe kemi bërë shumë së bashku” vijoi ai.

“E vetmja gjë e sigurt tani për tani është se do të jem me Real Madridin deri në fund të kontratës” ka thënë kroati.

Modric ka bërë një vit të paharrueshëm me skuadrën “Los Blancos”, duke u shpallur edhe fitues i “Topit të Artë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco