Talenti shqiptar i dalë nga akademia e Juves: Dua të luaj me Kombëtaren, por Panucci...

Talenti shqiptar i dalë nga akademia e Juves: Dua të luaj me Kombëtaren, por Panucci...

10:29, 14/12/2018

Talenti vlonjat, Francesco Tahiraj i cili luan me Aluminij në kampionat slloven është një nga të rinjtë shqiptarë që po shkëlqen më shumë në këtë sezon.

Në një intervistë për “Supersport”, lojtari i dalë nga akademia e Juventusit theksoi se është shumë i kënaqur me ecurinë e deritanishme.

“Jam i lumtur me veten dhe ecurinë time në Slloveni. Renditem i dyti në listën e golashënuesve dhe normalisht që kjo më kënaq.”

Ëndrra e Tahirajt është që në të ardhmen të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, momentalisht edhe ai vetë nuk e kupton sesi trajneri Panucci nuk e ka grumbulluar.

 “Normal që mendjen e kam atje, është ëndërr fëmijërie të luajë. Duke parë se asnjë nuk ka statistika si unë, me 1500 minuta, nëntë gola e 4 asiste, pse jo të mos jem edhe unë. Do ishte një ëndërr e bërë realitet”.

22-vjeçari i cili te Aluminij luan si sulmues krahu ose si sulmues i dytë theksoi se në drejtim të tij kanë mbërritur shumë oferta dhe ndoshta që në merkaton e janarit mund të transferohet në një kampionat më të fortë.

“Nuk është kampionat i dobët këtu në Slloveni, të jep mundësi të ecësh përpara. Por duhen bërë ndeshje të mira që të ecësh. Kam shumë oferta nga jashtë Sllovenisë. Nuk ka emra konkrete, por më duan  në Poloni, Zvicër e Kroaci”, përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco