VIDEO/ Dy shqiptarë shkëlqejnë në Itali

VIDEO/ Dy shqiptarë shkëlqejnë në Itali

10:56, 08/12/2018

Pescara ka fituar mbrëmë me rezultati 2-0 kundër Carpit dhe ka barazuar përkohësisht Palermon me 26 pikë por që ka 2 ndeshje më pakë të luajtura.

Me Pescarën mbrëmë titullar kanë luajtur edhe dy shqiptarë, Ledian Memushaj dhe Elhan Kastrati i cili ishte thirrur nga Panucci në ndeshjet e fundit edhe pse kishte luajtur vetëm një ndeshje.

Portieri i kombëtares shqiptare luajti ndeshjen e tretë sezonale për shkak se mungonte titullari Fiorillo dhe para ndeshjes shihej me mosbesim prania e 21-vjeçarit shqiptar në portë, aq sa trajneri Pillon në konferencën për shtyp e mbrojti me vendosmëri, duke garantuar se talenti kuqezi do të paraqitej mirë. Parashikim perfekt, sepse për herë të parë këtë sezon Kastrati jo vetëm që nuk pësoi gol, por ishte edhe një ndër më të mirët në fushë, duke merituar notën 7. Sulmuesi mik Jelenic pati tre raste të mira dhe në të tre rastet u ndal mjaft mirë nga Kastrati, i cili luajti ndeshjen perfekte, duke dhënë sinjalin se meriton më shumë hapësirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco